Eksperti serb Vejvoda: Kurti dhe Vuçiç të kapin demin prej brirësh

18 Qershor 2022 | 12:23

Duhet vullnet politik dhe lidership i fortë për të njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që sa më shpejt të ndodhë aq më mirë do të jetë për të dyja vendet. I këtij mendimi është eksperti serb Ivan Vejvoda, anëtar i përhershëm i Institutit për Shkencat Humanitare në Vjenë.

Në një intervistët për programin “Balkans Debrief” me gazetaren Ilva Tare, Vejvoda tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka zgjatur për shumë kohë dhe në periudhën e fundit nuk ka ecur përpara. Megjithatë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare u shpreh kundër atribuimit të fajit.

“Përcaktimi i fajit shkon përtej çështjes. Mendoj se u takon liderëve të Ballkanit, kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç të kapin demin prej brirësh, nëse mund ta themi kështu, pasi bota po lëviz. Gjëra të shumta po ndodhin”, tha Ivan Vejvoda, Instituti për Shkencat Humanitare, Vjenë.

Në këto kushte, shtoi Vejvoda, nuk është mirë që dy vendet të mbeten në një situatë status quo-je njësoj si Qiproja, apo Kashmiri që diskutohet mes Indisë dhe Pakistanit, pasi një gjë e tillë nuk është e shëndetshme. Gjithashtu, ai tha se sa do të funksionojë presioni ndërkombëtar, kjo mbetet për t’u parë.

“Është bërë e ditur nga të dyja palët se disa marrëveshje pritet të arrihen dhe në javët e ardhshme do të shohim nëse kjo do të ndodhë. Nëse po, atëherë do të thotë se presioni po funksionon dhe se Evropa duhet t’i japë kreditet e saj në mënyrë të qartë”, tha Ivan Vejvoda, Instituti për Shkencat Humanitare, Vjenë.

Edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për ENW paralajmëroi arritjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026