Eksperti: Të rinjtë me makina luksoze mendojnë se janë të pavdekshëm
Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Europës, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat.
Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, më e larta në Europë.
Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se makinat e vjetra janë shpesh burim aksidenti por kjo nuk do të thotë se makinat e reja bëjnë përjashtim.
Sipas tij, asnjë makinë, qoftë edhe më luksozja nuk i shpëton aksidentit nëse abuzohet me shpejtësinë.
“Është çështje mentaliteti, ka shumë njerëz që mendojnë se po të kesh Benz nuk vdes. Nuk është e vërtetë, me të gjitha mjete mund të vdesësh, ku përplasen 2 mjete forca goditëse është shumë e madhe. Ka nga këta që mendojnë se janë të pavdekshëm se e kanë makinën me 9 air bag, por s’e kuptojnë se forca centrifugale në kthesë të nxjerr nga rruga, nuk pyet se çfarë makine ke ti”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet