Ekspertja: Plastika zë 25% të mbeturinave në çdo qytet të Shqipërisë
Valbona Mazreku, eksperte mjedisi tha se plastika zë 25% të mbeturinave në çdo qytet të Shqipërisë.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se në vendin tonë nuk ka një mekanizëm për të bërë ndarjen e mbetjeve, ndërsa shtoi se tashmë njerëzit po i ndajnë disa gjëra vet në mënyrë që t’i marrin romët dhe t’i shesin.
Ajo po ashtu tha se bëhet dhe ndarja e rrobave për t’u ardhur në ndihmë njerëzve.
“Plastika në vendin tonë zë 25% të mbeturinave në çdo qytet të Shqipërisë. Në Shqipëri nuk ka një mekanizëm për të bërë ndarjen e mbetjeve. Unë besoj se mbledhja e mbeturinave është një gjë shumë e mirë nga romët. Ka njerëz që selektojnë mbeturinat dhe i lënë anash koshit të mbeturinave”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së