Ekspozita “Mali Magjik”, 5 piktorë bëhen bashkë në galerinë e artit “Golemi”

12 Shkurt 2024 | 17:37

Pesë artistë të rëndësishëm bëhen bashkë për ekspozitën e tyre të punimeve në pikturë, ‘’Mali Magjik’’.

Ekspozita e hapur në “Golemi Art Galeri” përmban vepra të piktorëve të mirënjohur si Hasan Nallbani, Gazmend Leka, Bashkim Ahmeti Izano dhe talentit të ri Ardit Borici.

Ekspozita është e para e hapur për vitin 2024, dhe do të pasohet nga të tjera, personale të artistit por edhe në grup. Piktori dhe kritiku i artit Arben Golemi tha se kjo ekspozitë do të udhëtojë gjithashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Krahasimi i peisazheve madhështore dhe formës njerëzore, i fton admiruesit e artit të reflektojnë për marrëdhënien midis natyrës dhe bukurisë njerëzore.

Ekspozita e frymëzuar nga malet e shenjta, me secilin prej artisteve të cilët paraqesin intepretimet e tyre, me një prekje mitologjie dhe një nudo mbresëlënese do të jetë e hapur për artdashësit deri në datën 29 Shkurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026