Ekspozita “Përtej” në Korçë shfaqet në Pazarin e Vjetër

16 Nëntor 2023 | 19:38

“Përtej” është ekspozita e çelur nga piktori i ri korçar Thanas Dushku në Pazarin e Vjetër të Korçës.

20 piktura të cilat kryesisht janë punuar në stilin portret por edhe abstrakt kanë tërhequr vëmendjen e artdashësve korçare, të cilët për disa ditë kanë pasur mundësinë t’i shohin ato nga afër.

“Përtej është një ekspozitë me 20 vepra ku kam guxuar të shkoj përtej një portreti, kompozimi. Kjo arrihet nëpërmjet ngjyrën, linjës dhe vizionit që çdo artist duhet të ketë. Të shkosh përtej vetvetes, sfida ime është më vetveten. Arti përbëhet nga abstraksioni, njihem për stilin tim të veçantë, kështu thonë. Dikush e lexon si abstrakte, dikush gjen veten, dikush me sheh mua. Nuk ka rëndësi. Arti është abstrakt,” – u shpreh Dushku.

Mesazhi i ekspozitës kërkon të sfidojë artdashësit për të shkuar përtej vetvetes dhe zonës së rehatisë, thotë piktori i ri.

“Koncepti ose ideja është përtej. Përtej normales, të dukshmes, banalitetit, të thjeshtës. Të shkosh në një rrugëtim tjetër ku ti e gjen veten dhe pse jo bën një zbulim. Unë kam bërë një zbulim të vetvetes me këtë ekspozitë,” – tha Dushku.

Mbështetja institucionale ka munguar, aq sa mungon dhe mbështetja e kolegëve sot ndaj piktorëve të rinj thotë Dushku.

Ekspozita do të jetë e hapur për 10 ditë në njërin nga ambientet e Pazarit të Vjetër të Korçës, ku artdashësit kanë mundësi për t’i parë nga afër punimet e piktorit të ri dhe premtues Thanas Dushku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026