Ekstradohet nga Dubai, Dritan Shkëmbi i akuzuar nga GjKKO “Vrasje të funksionarëve”

14 Tetor 2025 | 08:41

Amir Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, si rezultat i bashkëpunimit mes Drejtorisë së Interpolit dhe autoriteteve përkatëse në Abu Dhabi.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për disa vepra të rënda penale.

Ai akuzohet për:

  1. “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. N.;
  2. “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit A. M., si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit A. L. (P. M.);
  3. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
  4. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e dyshuar e kryer në bashkëpunim me shtetasit P. D., E. S., B. P., J. M. dhe R. R., në dëm të shtetasve A. N. dhe A. L. (P. M.), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal;
  5. “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se ekstradimi u krye pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026