Ekzekutohet në Ekuador 53-vjeçari shqiptar (EMRI)

10 Nëntor 2023 | 19:47

Arjan Rizaj, 53-vjeçar i shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në Ekuador.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ku Rizaj u qëllua ndërsa ishte në automjet jashtë spitalit Luis Vernaza, në Guayaquil.

Rizaj ndodhej në spital pasi bashkëshortja e tij kishte babanë e sëmurë i cili ndodhej në spital.

Sipas asaj që raportohet shqiptari dyshohet se është sulmuar nga persona të cilët kanë mbërritur me një motoçikletë.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kombëtare, ata kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Ata tentuan ta shtronin me urgjencë burrin në spitalin Luis Vernaza, por më pas ai u dërgua në klinikën Panamericana, ku për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Sipas dëshmisë që ka dhënë bashkëshortja e tij, Rizaj nuk punonte sepse ishte pa dokumente dhe se ishin të afërmit që i dërgonin para nga Shqipëria dhe Kanadaja.

Kjo ngjarje ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi, lajmi për kapjen e tij u përhap më 10 nëntor.

Rexhepi kërkohej nga Shqipëria nga Italia. Përveç kësaj, ai u largua nga Ekuadori, ku duhej të paraqitej si pjesë e masave të para-lirimit për një dënim për trafik droge.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026