Ekzekutohet në stacionin e trenit 19-vjeçari shqiptar në Francë

21 Prill 2025 | 12:47

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin Clermont-Ferrand në Francë, ku një i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, u vra me armë zjarri në rrugë, në zonën pranë stacionit të trenit SNCF, konkretisht në Avenue Charras.

Sipas raportimeve të mediave franceze, i riu është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Autori, ende i paidentifikuar, ka qëlluar në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia dhe shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vend, ku bënë përpjekje për ta reanimuar të riun, por ai u shpall i vdekur nga mjekët pak para orës 20:30.

Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se viktima nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë dhe nuk ishte i njohur më parë për autoritetet franceze. Pavarësisht kësaj, vrasja ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me aktivitet kriminal, për shkak të afërsisë me një zonë të njohur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Hetimin për ngjarjen e ka marrë në dorë Divizioni për Kriminalitet të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS), ndërsa autoritetet janë vënë në ndjekje të autorit dhe po analizojnë kamerat e sigurisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik nga autoritetet franceze.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa presioni publik për identifikimin dhe arrestimin e autorit sa vjen e rritet, duke qenë se vrasja ndodhi në një zonë shumë të frekuentuar dhe në orar të ditës me lëvizshmëri të lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026

Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit për të cilin u pretendua se ishte dhunuar në ambientet e Bllokut të Sigurisë, duke...
21:44 | 04/07/2026