Ekzistojnë UFO-t? NASA studim mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka njoftuar se do të jetë e hapur edhe për temën shumë të përfolur, atë të ‘ekzistencës’ së ufove, shkruan Euronews.
NASA ka njoftuar se do të nisë një studim të pavarur mbi ato që i quan fenomene ajrore të paidentifikuara.
Studimi do të fillojë këtë vjeshtë dhe do të kushtojë jo më shumë se 100.000 dollarë (94,000 euro). Ky studim synon të identifikojë se sa shumë informacione nevojiten për të kuptuar pamjet e pashpjegueshme në qiell.
“Ne kemi mjetet dhe ekipin që mund të na ndihmojë të përmirësojmë të kuptuarit tonë për të panjohurën. Ky është vetë përkufizimi i asaj që është shkenca. Kjo është ajo që ne bëjmë”, u shpreh Thomas Zurbuchen.
Agjencia argumentoi se “fenomenet e paidentifikuara në atmosferë janë me interes si për sigurinë kombëtare ashtu edhe për sigurinë ajrore” dhe përputhet me një qëllim tjetër të saj: të sigurojë sigurinë e avionëve.
“Nuk ka asnjë provë që fenomenet ajrore të paidentifikuara janë me origjinë jashtëtokësore. Besimi ynë i fortë është se sfida më e madhe e këtyre fenomeneve është se është një fushë e varfër me të dhëna”, shtoi ai.
Studimi i hapur:
Studimi, i cili pritet të zgjasë nëntë muaj, do të jetë tërësisht i hapur, pa përdorur të dhëna të klasifikuara ushtarake.
Ekipi i pavarur do të drejtohet nga astrofizikani David Spergel, president i Fondacionit Simons për avancimin e kërkimit shkencor.
“Mund t’ju them se nuk e dimë se çfarë përbën 95 për qind të universit. Pra, ka gjëra që ne nuk i kuptojmë”, tha Spergel
“Ne do të identifikojmë se çfarë të dhënash (nga civilët, qeveria, organizatat jofitimprurëse, kompanitë) ekzistojnë dhe çfarë tjetër duhet të përpiqemi të mbledhim dhe si t’i analizojmë ato më së miri”, shtoi ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh