Elbasan/ Historia e dhimbshme e 68-vjeçarit të sëmurë e të braktisur nga fëmijët
Të jetosh mbi kurorën e qytetit të Elbasanit por paradoksalisht të jetosh në kushte mesjetare, është kjo drama e familjes se Shefki Pishës, 68 vjeçari që jeton në lagjen “5 Maji” në godinën pas shpinës time që është një tunel i kohës së diktaturës pa asnjë kusht elementar për t’u quajtur banesë. I mbetur i pastrehë Shefkiu zgjodhi të jetojë në këtë objekt.
Drama për Shefkiun nuk mbaron këtu.
7 vite më parë ai humbi djalin e vetëm dhe sikur të mos mjaftonte kjo, e braktisi dhe gruaja.
Ajo që e ndihmon është e motra, e cila tregon sa e vështirë është të jetosh në rrënojat e këtij bunkeri.
“Është shumë shumë e vështirë, këtu ka minj, gjarpërinj, lloj lloj pisllëku. Kjo është e gjithë shtëpia, për të fjetur, për të ngrënë e për çdo gjë, kaq është kjo e gjitha. Ai druan ishalla po më japin shtëpinë por deri tani shtëpi s’i ka dhënë kush. S’kam lënë institucion pa kërkuar, por s’kam gjetur rrugëzgjidhje. S’ka asnjë gjë fare, as tualet s’ka, lahet aty, për nevoja del jashtë.”- u shpreh Xhemile Sula, e motra e Shefkiut.
Mes halleve që përjetojnë edhe familjarët, e motra kërkon pakëz ndihmë për të vëllanë e sëmurë.
“I bëj thirrje bashkisë, shoqatave, shtetit që ta shohin këtë njeri e t’i ndërtojnë një dhomë e një banjo këtu, sa të jetë vëllai gjallë e pastaj ta prishin prapë.”- tha motra e Shefkiut për Euronews Albania.
E motra na rrëfen se Shefkiu ka edhe 5 vajza, të cilat prej vitesh janë larguar.
“Askush nuk vjen përveç ne motrave.
I rënduar psikologjikisht dhe me disa sëmundje kronike, Shefkiu nuk mund të rrëfejë përjetimet e jetës së tij.
Mes lotëve, 68-vjeçari pranon se ndjen mall për fëmijët që e kanë braktisur.
“Të kisha ti takoja, se i kam rritur. Po erdhët Nuk dua asnjë gjë prej jush vetëm t’i takojë se më ka marrë malli se kam ngel vetëm”- tha ai Shefki Pisha për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- 1 në 8 gra me kancer gjiri, për vitin 2021 humbën jetën 225 gra
- Rrëfimet e vëllezërve Beqiraj çuan në burg 12 persona pjesë të një grupi kriminal
- Kanabisi mjekësor në Shqipëri, niveli i substancës THC më i ulët se në SHBA e Europë
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia