Elbasani nën renë e tymit toksik: Zjarri në landfill vijon prej 5 ditësh
Prej pesë ditësh, fusha e mbetjeve urbane në Elbasan vijon të çlirojë tym dhe gazra toksike që kanë mbuluar qytetin dhe zonat përreth, duke e kthyer situatën në një emergjencë mjedisore.
Edhe pse flakët janë shuar në sipërfaqe, mbetjet e depozituara në landfill vazhdojnë të digjen në thellësi, duke lëshuar në ajër substanca të rrezikshme për shëndetin. Temperatura mbi 40°C e ka bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe emergjencave civile, të cilët ndihmohen nga ushtria me mjete të posaçme.
Sipas ekspertëve mjedisorë, djegia e mbetjeve çliron substanca toksike, duke rrezikuar mijëra qytetarë që tashmë thithin ajrin e ndotur prej ditësh. Ndërkohë, situata paraqitet e rënduar edhe në bashkitë fqinje, të cilat nuk kanë mundur të depozitojnë mbetjet e tyre në landfillin e Elbasanit, duke i lënë ato rrugëve.
Dhjetëra banorë protestuan të premten para Prokurorisë së Elbasanit dhe më pas para godinës së Bashkisë, duke kërkuar mbajtjen e përgjegjësive për situatën e krijuar.
“Po helmohemi çdo ditë dhe institucionet heshtin. Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme dhe transparencë,” u shprehën protestuesit, të cilët paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në marrjen e masave konkrete për shuarjen e plotë të zjarrit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Edhe pse fusha e mbetjeve në Elbasan është përfshirë disa herë nga flakët ndër vite, kjo është hera e parë që zjarri zgjat për ditë të tëra. Depërtimi i tij në shtresat e mbetjeve ka krijuar vatra të fshehta që vijojnë të djegin nga brenda dhe të lëshojnë tym të dendur mbi qytetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla