Eleminimi i Gjermanisë, Hansi Flick: 20 minutat kundër Japonisë ishin vendimtare

2 Dhjetor 2022 | 17:30

Trajneri gjerman, Hansi Flick ka shprehur zhgënjimin e tij për eleminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës, që në fazën e grupeve.

Pas ndeshjes, ai tha 20 minutat e fundit kundër Japonisë në ndeshjen e parë, ishin vendimtare, ku gjermanët u mposhtën me rezultatin 1-2.

Lidhur me faktin nëse do të dorëhiqet, Flick deklaroi se dëshiron të qëndrojë.

“Ne fituam, por mund të kishim shënuar më shumë gola. Eliminimi nuk u vendos sot, sepse 20 minutat kundër Japonisë ishin vendimtare. Dorëheqja? Nuk është koha e duhur për të folur për këtë, menjëherë pas ndeshjes. Kemi një ekip të mirë, me lojtarë të mirë, nuk është vetëm faji im.

Zhgënjimi im është i madh, ashtu si në stafin tim stërvitor. E kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe ekipi bëri mirë në fushë. Në fund nuk mjaftoi. Kthehemi ne shtëpi sepse e kemi merituar te ndodhte kjo gjë. E ardhmja? E thashë, unë dua te qëndroj, kemi ekip të mirë, lojtare të mirë, por nuk varet vetëm nga unë kjo gjë”, u shpreh Flisk.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Historike, Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup” me ekipin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale

Kombëtarja shqiptare e futbollit e personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do të zhvillohet në Houston,...
10:30 | 17/07/2026

Kupa e Botës 2026, Shtëpia e Bardhë konfirmon praninë e Presidentit Trump në finale

Shtëpia e Bardhë konfirmoi të enjten se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës të së dielës...
09:29 | 17/07/2026

L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga prapaskenat e eliminimit të Francës nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Spanjës. Sipas të përditshmes franceze...
22:27 | 16/07/2026