Elena Pelushi emërohet Zëvendësinspektore e Lartë e Drejtësisë

24 Prill 2026 | 13:01

Është përmbyllur procedura për përzgjedhjen e Zëvendësinspektorit të Lartë të Drejtësisë, ku në këtë detyrë është emëruar Elena Pelushi.

Pas një procesi votimi të fshehtë, Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve i propozoi Artur Metanit, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, kandidaturën e znj. Pelushi për këtë pozicion. Emërimi i saj u miratua në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse.

Procedura është zhvilluar bazuar në ligjin nr. 115/2016, i ndryshuar, si dhe vendimin nr. 65, datë 09.11.2023. Pas shqyrtimit të kandidaturës dhe votimit nga Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve, u vendos propozimi për emërimin e saj në këtë detyrë.

Më pas, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, duke marrë në konsideratë mendimin këshillues të kësaj mbledhjeje, vendosi emërimin e znj. Pelushi si Zëvendësinspektore e Lartë e Drejtësisë.

Elena Pelushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002, në profilin prokuror. Ajo ka ushtruar funksionin e prokurores deri në shkurt të vitit 2021, kur është komanduar pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si inspektore magjistrate.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh profesionale të organizuara nga institucione vendase dhe ndërkombëtare, si Shkolla e Magjistraturës dhe Prokuroria e Përgjithshme. Gjithashtu, ajo zotëron gjuhën frënge, italiane dhe angleze.

Sipas përcaktimeve ligjore, Zëvendësinspektori i Lartë i Drejtësisë ushtron kompetencat e Inspektorit të Lartë në mungesë të tij ose kur posti është përkohësisht vakant, me përjashtim të disa kompetencave specifike që lidhen me drejtimin institucional dhe proceset hetimore.

Mandati i Zëvendësinspektorit të Lartë të Drejtësisë është dyvjeçar, me të drejtë riemërimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026