Elezi: Do ta njoh rezultatin e zgjedhjeve, por nuk do të toleroj shkeljet
Kandiati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi deklaroi se do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, por se nuk do të tolerojë shkeljet që mund të hasen në proces.
Deklaratën, Elezi e dha për mediat pasi votoi në selinë qendrore të partisë.
“Pas shpalljes së përfundimit, do ta njoh rezultatin por kurrsesi nuk do toleroj asnjë shkelje. Nëse do verifikohet që komisionarët nuk do jenë korrekt, jo se nuk dua unë ta toleroj por është e patolerueshme”, u shpreh Elezi.
Ish-drejtuesi i PD-së në Kukës i bëri thirrje komisionerëve që të numërohet çdo vote dhe të mos krijohen parregullsi gjatë procesit.
Elezi shtoi se demokratët duhet të vendosin për ide dhe jo për individë.
Në garë për kreun e PD-së është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i cilësoi zgjedhjet e sotme si proces dhe mision historik jo vetëm për partinë , por edhe për Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
- 09:47 Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami
- 09:36 Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 09:32 SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 09:27 Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike