Eliminoi Apoloninë, Flamurtari bën kërkesë për shtyrjen e ndeshjes me Laçin

16 Maj 2024 | 13:17

Flamurtari është 1 hap larg kthimit në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa mposhti në Play-Off Apoloninë e Fierit. Koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në penallti vlonjatët triumfuan 4-3. Deçiziv ishte portieri Teqja i cili priti 2 prek goditjeve të klubit fierak.

Tanimë, stacioni i fundit është Laçi  skuadra që në sezonin që sapo u mbyll u rendit e 8-ta në Superligë. Kjo ndeshje është planifikuar të luhet të dielën në orën 16 në Laç, por Flamurtari ka bërë kërkesa për shtyrjen e saj, kjo pasi lojtarët kanë pasur shumë ngarkesë. Kërkesa e klubit është e drejtë pasi në harkun kohor të një jave kanë luajtur 3 ndeshje, ndaj Besës, Korabit dhe Apolonisë, kjo e fundit 120 minuta.

FSHF do të vendosë më tej nëse do të aprovojë apo jo kërkesën e skuadrës së Flamurtarit e cila pas 4 sezonesh është pranë rikthimit në Superligë, kompeticion të cilit i ka munguar së tepërmi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026