Elvis Roshi paraqitet në SPAK
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të premte. Roshi është parë të hyjë në Prokurorinë e Posaçme në shoqërinë e avokatit.
Ai është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Hetimi ndaj tij nisi mbi bazën e një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili gjatë një auditimi të zhvilluar në vitet 2013-2014, periudhë kur Roshi ishte në krye të bashkisë, evidentoi një sërë parregullsish në sektorin e urbanistikës dhe në procedurat e prokurimit publik.
Sipas raportit të KLSH-së, parregullsitë kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.
Elvis Roshi është paraqitur disa herë në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë çështje, ndërsa më herët Gjykata e Durrësit ka pushuar një procedim penal ndaj tij për akuza të ngjashme.
Pas zgjedhjeve të 11 majit ish-kryebashkiakut iu sekuestrua edhe telefoni celular, si pjesë e një tjetër hetimi që SPAK po zhvillon ndaj tij, kësaj here në kuadër të dyshimeve për krime zgjedhore.
Elvis Roshi paraqitet në SPAK
Elvis Roshi është paraqitur në SPAK mëngjesin e së premtes. Roshi është parë të hyjë në Prokurorinë e Posaçme në shoqërinë e avokatit.Ish-kryebashkiaku i Kavajës është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës. pic.twitter.com/ani6C8JsEr
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 12, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset