Emërimi i Asim Vokshit në GJK, KED: Shkelje penale publikimi i të dhënave të rremë

10 Nëntor 2025 | 09:47

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, ka reaguar këtë të hënë pas publikimit të informacioneve në media lidhur me emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Asim Vokshi ”, që sipas institucionit “ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të lirisë së medias”, duke bërë “akuza të pabazuara dhe pretendime të pavërteta”.

Në deklaratën zyrtare, KED thekson se Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë që këto të drejta të ushtrohen “me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik”.

KED thekson se publikimi në fjalë “bazohet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale”, duke përbërë “një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik”.

KED sqaron disa çështje kryesore:

  1. Asnjë informacion nuk është fshehur.
    Çdo vendimmarrje e Këshillit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe është publikuar në mënyrë transparente në faqen zyrtare të KED, por kjo sipas institucionit “nuk është pasqyruar në raportimin mediatik”.
  2. Administrimi i informacionit të klasifikuar.
    Të dhënat që lidhen me sigurinë kombëtare trajtohen në mënyrë të posaçme dhe nuk mund të bëhen publike. KED thekson se ka verifikuar se informacionet e përmendura ishin “të pabazuara” dhe “nuk kishin ndikim ligjor apo faktik në vlerësimin e kandidatit”.
  3. Cenim i reputacionit institucional dhe figurës së magjistratit.
    Publikimi i bërë nga media përbën, sipas KED, “një akt të papërgjegjshëm që dëmton integritetin e magjistratëve dhe besimin e publikut te institucionet kushtetuese”.
  4. Kërkesë për verifikim të burimeve të informacionit.
    Këshilli i kërkon organeve kompetente të hetojnë mënyrën se si është siguruar dhe shpërndarë informacioni i pavërtetë, duke kërkuar vlerësimin e përgjegjësive ligjore përkatëse.
  5. Përkushtim ndaj ligjit dhe transparencës.
    KED garanton se proceset e tij do të vijojnë të zhvillohen me “paanësi, profesionalizëm dhe respekt të plotë për ligjin”, pa u ndikuar nga “presione apo ndërhyrje të paligjshme”.

Gjyqtari Asim Vokshi u zgjedh në shtator anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke plotësuar vakancën e gjyqtares Holta Zaçaj. Vendimi për emërimin e Asim Vokshit u mor në mbledhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Vokshi u shpall automatikisht fitues pasi asnjëri nga tre kandidatët nuk mori 3/5 e votave. Vendimi u mor bazuar në pikët nga KED. Vokshi u rendit i pari me 89.5 pikë dhe u zgjodh anëtari që do të zëvendësojë Zaçajn. Ai do të ketë një mandat 9-vjeçar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026