Emërimi i Genta Bungo Tafës si Komisionere kundër Diskriminimit, reagon opozita: Vendimarrja u imonua

5 Maj 2026 | 16:20

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, duke akuzuar mazhorancën për imponim të vendimmarrjes dhe shmangie të standardeve parlamentare në procesin e emërimit të Komisioneres kundër Diskriminimit.

Në një reagim publik, Tabaku shprehet:

“Pas përfundimit të mbledhjes së rregullt të Komisionit, mazhoranca thirri një tjetër mbledhje, duke përdorur forcën e numrave për të imponuar emërimin e Genta Bungo Tafës si Komisionere kundër Diskriminimit.

Së pari, institucionet e pavarura nuk janë zgjatim i institucioneve të tjera dhe as stacione tranziti për emërime politike. Kjo është hera e tretë që përfaqësues të të ashtuquajturës ‘drejtësi e re’ transferohen në institucione të pavarura, duke ngritur pikëpyetje serioze si për vendimet e tyre të mëparshme, ashtu edhe për pavarësinë e institucioneve ku emërohen sot.

Së dyti, imponimi i vendimeve përmes një mbledhjeje të thirrur me forcën e kartonëve, duke anashkaluar opozitën dhe çdo standard normal parlamentar, është pikërisht ajo që kritikohet sot në raportet ndërkombëtare. Siç theksohet qartë në raportin e Parlamenti Europian, një proces demokratik kërkon bashkëjetesë reale dhe hapësirë për opozitën — jo zëvendësimin e saj.

Ajo që ndodhi sot në Komisionin e të Drejtave të Njeriut është një shembull i qartë i një Parlamenti ku dialogu po zëvendësohet nga imponimi.

Së treti, kur përfaqësues të shoqërisë civile përfshihen në politikë, pritet të sjellin standarde dhe integritet jo të legjitimojnë vendime që dëmtojnë besimin publik.

Sepse, përtej politikës, mbetet një vijë që nuk duhet kaluar: dinjiteti.”

Në qëndrimin e saj, deputetja demokrate ngre shqetësime mbi funksionimin e institucioneve të pavarura dhe respektimin e standardeve demokratike në vendimmarrjet parlamentare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026

“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
20:58 | 26/07/2026