Emërohet drejtori i ri i Portit të Durrësit

31 Korrik 2024 | 11:25

Kreshnik Bajraktari është emëruar si drejtori i ri i portit të Durrësit.

Bajraktari zëvendëson në këtë post Pirro Vengun, i cili këtë të mërkurë u betua përpara Presidentit Begaj si ministër i Mbrojtjes.

Vengu u emërua si ministër nga kryeministri Rama, i cili e njoftoi vendimin e tij gjatë Kogresit të Partisë Socialiste të mbajtur ditën e diel.

Mësohet se drejtori i ri i portit të Durrësit, ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.

Pëpara emërimit në këtë post ai ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Sakaq Erlind Sulo emërohet në vend të Petrit Malaj tek Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Malaj u emërua ministër i Financave.  Erlind Sulo ka mbajtur postin e drejtorit të KESH-it

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026