Emigracioni “përçan” BE-në, 4 vende anëtare kundër skemës së shpërndarjes

Flamujt të Bashkimit Evropian
13 Nëntor 2025 | 19:30

Një grup vendesh anëtare, të njohur për linjën e ashpër kundër emigracionit, janë shprehur të gatshme të sfidojnë BE-në për planin për shpërndarjen e azilkërkuesve bazuar në kuota.

Të martën, Komisioni Evropian njoftoi planin e ri të shpërndarjes që synon lehtësimin e barrës për vende si Italia, Spanja dhe Greqia. Kjo do të thotë se disa vende të Evropës qendrore dhe lindore do të ofrojnë asistencë.

Por Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke kanë deklaruar se nuk do të përfshihen në një sistem kuotash dhe se janë gati të sfidojnë Komisionin.

Sipas Paktit për Emigracionin dhe Azilin, të gjitha vendet e Unionit duhet të kontribuojnë, në përpjesëtim me popullsinë dhe GDP-në, për të lehtësuar barrën e vendeve të konsideruara si nën presion migrator, që ndodhen kryesisht në jug të Evropës.

Atyre u lejohet ta bëjnë këtë në tre mënyra: duke rivendosur një numër të caktuar azilkërkuesish në territorin e tyre, duke paguara 20 mijë euro për person nëse nuk bien dakord për t’i rivendosur, ose duke financuar mbështetje operacionale për shtetet e konsideruara “nën presion”, si Italia dhe Spanja. Në bazë të rregullave, lejohet edhe një kombinim i tre opsioneve.

Numri total i azilkërkuesve dhe kuotat e ndarjes së tyre do të përcaktohen përpara fundit të vitit nga vendet anëtare. Të 27 shtetet duhet të ngrenë një “njësi solidariteti”, të bazuar në një propozim nga Komisioni, i cili mbahet i fshehtë dhe nuk pritet të bëhet publik.

Të paktën 30 mijë operacione zhvendosjeje dhe 600 milionë euro në kontribute financiare janë minimumi i përcaktuar me ligj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, së bashku me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme...
10:42 | 29/06/2026

Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka udhëzuar administratën e tij të gjejë taksa të reja në të gjithë BE-në për të financuar buxhetin e ardhshëm...
08:20 | 29/06/2026

Austri, Partia Komuniste fiton zgjedhjet lokale në Graz

Partia Komuniste e Austrisë (KPO) fitoi zgjedhjet lokale në Graz dhe forcoi më tej pozicionin e saj si forca kryesore politike në qytetin e dytë...
08:03 | 29/06/2026