Emigrantët kërkojnë të votojnë, prezantohet drafti me ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Kur na ndajnë më shumë se 1 vit e gjysmë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon që emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë kufirit të Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Për të bërë të mundur votën e emigrantëve, ata prezantuan një draft me disa ndryshime në kodin zgjedhor, për të cilën deklaruan se modeli ku janë bazuar është gjerman dhe shpjeguan hallkat sesi do të veprohet.
“Ti bën një kërkesë në KQZ që unë jetoj jashtë shtetit, dua të votoj, të vjen letra nga KQZ-ja me ato zarfet që ka brenda, ti e plotëson, shkon numërohet në një moment të vecantë, ruhet në mënyrë të vecantë sepse për ne është shumë e rëndësishme siguria e kësaj vote”, deklaroi Florian Haçkaj, themeluesi i Diasporës për Shqipërinë e Lirë.
Haçkaj pati edhe disa mesazhe për politikën dhe vonesën e tyre për të përparuar në këtë drejtim.
“Nuk duam të shkojmë as tek Strasburgu nëse kjo nuk zgjidhet sepse më besoni të gjitha janë të diskutuara paraprakisht, ne duam të shpresoj që politikëbërja e do këtë gjë ose të paktën para gjykatës më të lartë në vend duhet ta bëj këtë gjë”, tha Haçkaj.
Drafti me ndryshimet do të dorëzohet në Kuvend, në komisionin qendror të zgjedhjeve dhe tek presidenti.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë