“Emigrimi po ndihet më shumë se kurrë në ekonomi”- Tabaku: Shkak korrupsioni
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se emigrimi po jep efektet më shumë se kurrë më parë në ekonomi.
Komentet Tabaku i bëri në ‘Euronews Albania’ ku komentoi gjetjet e ‘Barometrit’ mbi problematikat kryesore që shqetësojnë qytetarët në Shqipëri.
Ajo tha gjithashtu se korrupsioni, papunësia dhe çmimet e larta jënë faktorët që kanë çuar në emigrimin masiv të shqiptarëve.
“Nëse mund ta nisim nga një grafik më parë që krahasonte shqetësimet e 2021 dhe 2024, ashtu si e shoh unë, këtu shoh shkakun dhe atje pasojën. Shkaqet për emigrimin vijnë nga ekonomia, papunësia, korrupsioni.
Çmimet e larta, kostot e jetesës janë shqetësime në grupin e ekonomisë. Emigrimi ndahet në dy elementë kryesorë, në largimin nga familja dhe ndikimin në ekonomi. Ne po e ndjejmë në ekonomi emigrimin.
Bizneset nuk kanë më punonjës. Unë pres të dhënat e Censusit për të kuptuar këto dy elementë. Korrupsioni për mua është shqetësim kryesor. Janë të gjitha këto pasoja të shkaqeve të vitit 2021 që ju i keni pasqyruar shumë sakt. Nga këto shqetësime vihet re edhe se në çfarë stadi zhvillimi është Shqipëria”, tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje
3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 15:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Ankara për samitin e nivelit të lartë
- 15:20 Ukraina pranon mungesën e mbrojtjes, forcat ajrore: Nuk interceptuam asnjë raketë balistike ruse
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare