Emocionohet Ruçi: Fatos Nano vëllai dhe kryetari im! Mesazhi pas homazheve
Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur në orën 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili humbi jetën më 31 tetor.
Miq, dashamirës, përfaqësues të artit e politikës kaluan pranë arkëmortit të mbështjellë me flamurin kombëtar të liderit historik të PS për t’i bërë nderimet e fundit.
Ish-deputeti socialist Gramoz Ruçi, dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-kryeministrit Nano, në një deklaratë për mediat pas homazheve e cilësoi Fatos Nanon si njeriun e parë që reformoi PS dhe si njeriun i cili në zgjedhjet e para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen duke i lënë rrugën të hapur të rinjve.
“Një komb e një popull e shfaq veten me njerëzit që nxjerr por edhe për mënyrë, formën dhe përmbajtjen se si i nderon dhe përkujton. Sot është dita që të nderojmë Fatos Nanon si themeluesin e PS, si i pari reformues, si i pari demokratizues i PS, si i parë transformues i PS. Si lider i PS në 14 vjet, kurrë nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 vjetëve 4 vjet t’i kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet në dekadën e parë themelimit si asnjë forcë tjetër politike. Do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet e para dhe të fundit që humbi dha dorëheqje të parevokueshme duke e lënë të lirë gjeneratën e re për të marrë drejtimin. Do mbahet mend si njeri i cili shprehjen që thoshte shpesh: do sakrifikojmë pushtet për të ndërtuar shtet e bëri realitet. I paharruar kujtimi i vëllait tim, i kryetarit tim”, tha Ruçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve