Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Rexhep Qosja: Një nga figurat më të gjithanshme
Shkrimtari Rexhep Qosja ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Qosja shkruan se Nano ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare dhe një politikan me kulturë të gjerë.
Ai shtoi se ndarja nga jeta e Nanos mbyllet një kapitull i gjatë i shndërrimeve në jetën historike të personave që e nisën politikën si mision.
“Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që shënoi zhvillimin e shtetit shqiptar drejt vetëdijes së tij të fuqishme politike.
Fatos Nano ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare — politikan me kulturë të gjerë, polemist me mendim të vendosur që nuk i fshihte as pasionin, as kontradiktat e veta. Në të shquhej një përmbajtje mendore e vendimmarrëse që i mungon politikës së sotme: ai thoshte, lexonte, dyshonte — cilësi këto të rralla në një botë politike që shpesh shpreh bindje pa vendime!
Në historinë kombëtare shqiptare Fatos Nano do të kujtohet si njeriu që përpiqej të krijonte një raport të ri midis socializmit dhe demokracisë, midis traditës dhe modernitetit, midis njeriut të lirë dhe shtetit të përgjegjshëm.
Sot, me largimin e tij, mbyllet një kapitull i gjithanshëm e i gjatë i shndërrimeve në jetën tonë historike —i njerëzve që e nisën politikën si mision.
Fatos Nano shkoi, por mbeti shëmbëlltyra e tij historikisht e amshuar, e përjetshme si dëshmi e një kohe në të cilën Ai bënte çmos që të ndërtonte lirinë e shtetit për të gjithë përmes arsyes socialiste dhe arsyes demokratike dhe arsyes gjithëkombëtare”, shkruan Qosja.
Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta të premten në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.
Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Në 16 shtator të këtij viti, ish-lideri histrorik i PS, Nano festoi ditëlindjen e 73-të.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë