EMRAT| Kishin kthyer parkingun në “dyqan” kanabisi, e “pësojnë” të rinjtë në Durrës

25 Korrik 2023 | 14:06

Shtetasit Eduart Kullesi 27-vjeç dhe Rolando Shala, 26-vjeç, janë arrestuar nga policia e Durrësit për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia ka sekuestruar në parkingun në pronësi të 26-vjeçarit 2 pako me lëndë narkotike kanabis sativa dhe 103 doza gati për shitje.

26-vjeçari Shala rezulton një person nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Nga hetimet e policisë u provua se ai bashkëpunonte me 27-vjeçarin për të shpërndarë lëndë narkotike në zonën e Vollgës në qytetin e Durrësit.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, hetuesit gjetën gjithashtu një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026