EMRAT| Kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

6 Qershor 2023 | 18:27

Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bashkisë Durrës, mes të cilëve ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Me vendim të GJKKO janë caktuar 7 masa arresti me burg dhe 3 arrest në shtëpi.

Gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi raportoi se mes të arrestuarve është edhe ish-drejtori i urbanistikës pranë bashkisë Durrës, Adhurim Qehajaj, ish-drejtuesi i Kadastrës, një juriste e bashkisë dhe një sekretare e KB, të gjithë ish-zyrtarë që kanë prekur dosjen e pallatit të Fiqiri Farrukut në vitin 2011. Përveç Dakos, të përfshirët e tjerë janë zhdukur prej 3 ditësh.

Të arrestuar me urdhër të SPAK janë:

Vangjush Dako, ish-kreu i Bashkisë Durrës

Adhurim Qehajaj, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit

Adlei Likmeta, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.

Rozi Kovaçi

Lira Kërtusha, ish-juriste e Urbanistikës

Nandi Tocilla.

Akuzat që rëndojnë mbi Dakon dhe ish-zyrtarët e bashkisë janë falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

“Bëhet fjalë për një leje ndërtimi të dhënë në vitin 2011, ku ish-zyrtarët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën duke favorizuar persona të ndryshëm. Kjo dosje është hetuar nga prokurori i SPAK Sotir Kllapi”, raportoi gazetari Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte rrëzuar nga një shkëmb në...
08:15 | 29/06/2026

Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

Katër turistë u bllokuan mesditën e së dielës në Kanionet e Gjipesë, në territorin e Bashkisë Himarë, gjatë një eksplorimi në terrenin e thepisur të...
07:34 | 29/06/2026

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026