EMRAT| Kush votoi kundër Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Evropës

17 Prill 2024 | 10:04

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të mbajur të martën në Strasburg.

Prej 29 deputetëve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, shtatë ishin nga Serbia, tetë nga Spanja, katër nga Hungaria, tre nga Franca, dy nga Qipro, dy nga Bosnjë Hercegovina, një nga Mali i Zi, një nga Italia dhe një nga Gjermania.

Nga 11 abstenimet, gjashtë ishin italianë, tre moldavë e nga një prej Malit të Zi dhe Gjermanisë.

Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës.

Kundër kësaj asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan.

Këta delegatë votuan kundër Kosovës në KiE:

Harald WEYEL – Gjermani: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Emmanuel FERNANDES – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Anne STAMBACH-TERRENOIR – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Branislav BORENOVIĆ (Bosnje dhe Herzegovina, EPP/CD)

Snježana NOVAKOVIĆ BURSAĆ – Bosnje dhe Hercegovina)

Maja VUKIĆEVIĆ – Mali i Zi: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Sergio GUTIÉRREZ PRIETO – Spanjë:  Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

María FERNÁNDEZ – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Carmen LEYTE – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Antonio GUTIÉRREZ LIMONES – Spanjë:  Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Pablo HISPÁN – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Gonzalo ROBLES – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

José María SÁNCHEZ GARCÍA – Spanjë: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Jelena MILOŠEVIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Aleksandar MIRKOVIĆ – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Đorđe STANKOVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Biljana PANTIĆ PILJA – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Vladimir ĐORĐEVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Elvira KOVÁCS – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Dunja SIMONOVIĆ BRATIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

László TOROCZKAI – Hungari:  Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Zoltán BÓNA – Hugari: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Zsolt NÉMETH – Asambleja Kombëtare e Hungarisë

Dimitri COIN – Itali: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Nina KASIMATI – Greqi: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

George LOUCAIDES – Qipro: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Christiana EROTOKRITOU – Qipro: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026