EMRAT/ “Na bëj një kafe o kamarier”, si nisi sherri ku mbetën dy të vrarë në Durrës

22 Tetor 2025 | 08:22

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku dy të rinj humbën jetën pas një përplasjeje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në ambientet e një lokali pranë një karburanti ndërsa viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në zonën e Manzës.

Sipas burimeve paraprake nga hetimi, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave Aranit Kurti, së bashku me shokun e tij Daniel Pepa, kanë hyrë në lokal dhe ky i fundit i ka kërkuar kamerierit që t’i përgatiste një kafe.

Kamerjeri u ka shpjeguar se ekspresi ishte i fikur dhe e kishte të pamundur ty shërbente kafe, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre.

Situata është përshkallëzuar shpejt, pasi në konflikt është përfshirë edhe Flori Paluçi i cili ndodhej në lokal ndërsa më pas ka ndodhur përplasja me armë zjarri.

Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se Flori Paluçi ka qëlluar me armë zjarri ndaj Aranit Kurtit shokut të Daniel Pepës, duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa, i pranishëm në lokal, ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin pasi ky i fundit i vrau shokun e tij Aranit Kurtin.

Kamerieri, ndonëse u përfshi në konfliktin verbal fillestar, nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.

21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026