EMRAT/ SPAK çon për gjykim inspektorët e ISHTI-t dhe administratorin e një biznesi

18 Nëntor 2025 | 16:56

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë çështjen që përfshin dy ish-zyrtarë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, ISHTI dhe administratorin e një biznesi privat në Korçë.

Të pandehurit janë:

Julian Suljoti, administrator i subjektit “Ansoil sh.a.” në Korçë, i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.

Olsi Jarazi, inspektor në ISHTI, i akuzuar për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Luan Sadikaj, ish-inspektor në ISHTI, i akuzuar për të njëjtën vepër penale, korrupsion pasiv në bashkëpunim.

Sipas SPAK, hetimet janë kryer me metoda speciale nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Rezulton se më 1 nëntor 2021, Jarazi dhe Sadikaj kanë marrë 900 mijë lekë dhe 10 mijë dollarë nga administratori i biznesit “Ansoil”, Julian Suljoti.

Pagesat dyshohet se janë bërë për të shmangur masat administrative ndaj subjektit privat, i cili ushtronte aktivitet tregtar në fushën e vajrave lubrifikantë pa dokumentacionin dhe licencat përkatëse tekniko-ligjore.

Çështja ka ardhur në SPAK pas referimit të procedimit penal nr. 385/1 të vitit 2023 nga Prokuroria e Korçës, për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, të kryera në bashkëpunim.

SPAK kërkon tashmë gjykimin e tre të pandehurve në Gjykatën e Posaçme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026