Emrat| Zbardhet vjedhja e kasafortës në marketin në Tiranë, arrestohen 2 të rinjtë
Dy persona janë arrestuar për vjedhjen e një marketi në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, zbardhën vjedhjen e datës 21 tetor, ku nga kasaforta e një marketi u mor një shumë prej 1,500,000 lekësh të reja.
Në pranga përfunduan dy autorët e dyshuar, shtetasit Rei Syla, 21 vjeç dhe Artur Pashkaj, 36 vjeç.
Ata akuzohen për “Vjedhje” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve”, sipas Kodit Penal.
Në banesën e 21-vjeçarit., u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua si provë materiale, bashkë me një pjesë të parave të dyshuara të vjedhura dhe veshjet e përdorura nga autorët.
Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.
“Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që u gjet në banesën e njërit prej tyre.
Sekuestrohen edhe një pjesë e parave të dyshuara të vjedhura dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të depozituar nga një shtetas, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë parash në kasafortën e biznesit të tij, në Rrugën e Dibrës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat, gjatë operacionit policor të koduar “Kasaforta”, u identifikuan dhe arrestuan dy autorët e dyshuar, shtetasit:
– R. S., 21 vjeç, banues në Pukë, për veprat “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 134/3-25 dhe 278/1 të Kodit Penal;
– A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona