EMRI/ 35-vjeçari nga Kurbini i plagosur me armë zjarri paraqitet te Trauma

24 Prill 2026 | 11:47

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Kurbin, ndërsa ngjarja është zbuluar pasi i plagosuri është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Akil Tahiri 35 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, i cili ka mbërritur në spital i plagosur me armë zjarri në këmbë. Pas konstatimit të rastit, stafi mjekësor ka njoftuar menjëherë policinë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit, si dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje me prapaskenë kriminale apo vetëplagosje. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera mbi autorë të mundshëm apo motivet e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë

“Në Spitalin e Traumës, Tiranë, rreth orës 11:15, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe, Kurbin, shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026