EMRI/ Akuzohet për armëmbajtje pa leje, arrestohet në Durrës 50-vjeçari nga Kurbini

12 Shtator 2025 | 13:45

Një 50-vjeçar nga Kurbini ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Nerim alias Ardit Mexhit Taci alias Klosi, banues në Gjormë, Kurbin,

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026