EMRI/ I dënuar me 4 vite burg, arrestohet në Elbasan 44-vjeçari i dënuar për drogë

12 Shtator 2025 | 11:41

Një 44-vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim për vepra penale të lidhura me narkotikët dhe shkelje brenda sistemit penitenciar, është vënë në pranga nga Policia e Shtetit.

Në një njoftim zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën me dije se është finalizuar me sukses operacioni për kapjen e shtetasit Urim Kuka.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Urim Kuka është dënuar me 4 vite burg, për veprat penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

“Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”

Nga ky dënim, të cilin nuk e kishte vuajtur të plotë, Kukës i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vite, 1 muaj e 26 ditë burgim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle të...
09:53 | 17/07/2026

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026