Dosja e “grupit të drogës” në Drenovicë, GJKKO çon për gjykim 17 të pandehur

12 Shtator 2025 | 11:27

Pas më shumë se shtatë muajsh nga depozitimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të premte dërgimin për gjykim të dosjes së 17 personave të akuzuar për kultivim të kanabisit në sera në fshatin Drenovicë të Beratit.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila pranoi kërkesën e SPAK të paraqitur në janar të këtij viti.

Në mesin e të pandehurve janë shtetasit: Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Hetimet zbuluan se në aktivitetin e paligjshëm ishin të përfshira edhe 93 gra, të cilat punonin në serat e kanabisit, por për to SPAK shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen institucioneve të tjera të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026