EMRI | Alibeaj zbulon kandidatin për Bashkinë e Sarandës

Enkelejd Alibeaj
25 Shkurt 2023 | 19:19

Grupimi i Enkelejd Alibeaj ka prezantuar këtë të shtunë kandidatin që do të garojë për Partinë Demokratike në Bashkinë e Sarandës.

Sipas PD-së së Alibeaj, Skënder Muço do të përfaqësojë demokratët në përballjen elektorale të 14 majit në këtë qytet.

“Skënder Muço, me profesion jurist, Mjeshtër Sporti në not dhe një nga figurat më të nderuar të Sarandës do të garojë për bashkinë e skajit jugor të vendit. Muço është i njohur veçse si një sportist i madh, pjesë e një familje kampionësh në not, gjithashtu edhe për kontributin e tij qytetar, gjë që e bën atë një kandidat potencial për bashkinë.

Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm. Skënder Muço, është qytetar nderi i Sarandës, kontribues që në themelim në Partinë Demokratike,  si dhe ka qenë po si përfaqësues i PD në Këshillin bashkiak”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026