EMRI | Arrestohet një tjetër pastruese, vodhi dollarë dhe euro në banesën ku punonte

4 Shkurt 2023 | 14:22

Një tjetër pastruese është vënë në pranga nga policia. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Elida Kodra ka vjedhur 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj në banesën ku ajo ishte e punësuar.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se Kodra, ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”.

Vjedhjen në këtë banesë, ajo e ka kryer gjatë javës së fundit.

Gjatë kontrollit të çantës së pastrueses, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Ky nuk është rasti i parë që një pastruese vjedh paratë në banesën në të cilën është punësuar. Pak javë më parë, pastruesja Rozeta Dobi vodhi një shumë prej 120 mijë eurosh në banesën e ish-zyrtares, Alda Klosi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026