Iu vodhën mijëra euro nga pastruesja, arrestohet Alda Klosi
Policia ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të premteje Alda Klosin, ish-drejtoreshën e Ministrisë së Turizmit, në banesën e të cilës pastruesja Rozeta vodhi një shumë të konsiderueshme parash prej mijëra eurosh.
Policia ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria.
Izh-zyrtarja Klosi akuzohet për veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.
Ajo është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do t’i komunikohet akuza dhe arrestimi, më pas sipas protokollit do të transferohet në bllokun e sigurisë deri kur të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Alda Klosi është pronarja e banesës, në të cilën sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi grabitën një shumë rreth 120 mijë euro.
Vjedhja në banesën e ish-zyrtares së lartë ndodhi më 15 dhjetor të vitit 2022.
Pas raportimin në polici të vjedhjes dhe kontrolleve të kryera në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat dyshohet gjithashtu se janë vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi.
Ka qenë vetë Klosi ajo që ka bërë denoncimin në polici, teksa ka pretenduar se paratë ishin të një personi të afërt të saj i cili do të kurohej për një sëmundje të rëndë.
Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Ajo së bashku me të birin pasi kanë vjedhur shumën e parave kanë bërë rrëmujë në dhomën e gjumit për të humbur gjurmët.
E gjitha u bë me qëllimin e inskenimit të një skeme sikur banesa kishte rënë pre e grabitjes nga autorë të tjerë.
Ende nuk është arritur të provohet se kujt i përket shuma prej 405 mijë euro dhe 8500 dollarë të cilat u gjetën në tubin e aspirimit në banesën e sanitares Dobi.
LEXO GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë