EMRI/ Dyshohet se vodhi brenda një automjeti, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz
Një 44-vjeçar me banim në Kamëz është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga një automjet i parkuar në rrugën “Demokracia” në Kamëz.
Ngjarja u regjistrua në zonën e Kamzës, ku në pamjet e publikuara nga policia shihet një person duke kryer disa veprime pranë derës së një automjeti.
Në njoftimin e saj, policia bën me dije se pasi është njoftuar për vjedhjen e një shume parash nga një automjet, ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
“Pak metra larg vendit të ngjarjes, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”, është arrestuar 44-vjeçarin Ruzhdi Mici ndërsa si prova janë sekuestruar shuma e parave të vjedhura, automjeti dhe celulari i tij”, njofton policia.
Po ashtu në njoftim thuhet se efektivët po punojnë për të hetuar nëse ky shtetas mund të ketë kryer vjedhje të tjera ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona