EMRI/ “Grupimi Alibeaj” zbulon kandidatin e PD-së për Bashkinë e Fierit

14 Shkurt 2023 | 12:13

Grupimi Alibeaj ka publikuar këtë të martë një nga kandidatët që pritet të garojë për Partinë Demokratike në Bashkinë e Fierit.

Sipas PD-së së Alibeaj, bëhet fjalë për tjetër zonjë që do të përfaqësojë demokratët në përballjen elektorale të 14 majit në këtë qytet.

Raportohet se Eriselda Zotaj Çelaj, është propozuar nga strukturat e PD dhe përzgjedhur nga kryesia për të garuar për bashkinë e Fierit.

“Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita. Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Zonja Zotaj Çelaj, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”, bën me dije PD.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026