EMRI| Humb tragjikisht jetën teksa punonte, 22-vjeçari shqiptar në Itali

15 Qershor 2023 | 13:19

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme në Itali pasi u rrëzua nga një shtyllë e tensioni.

Sami Macukulli, me origjinë nga Dibra u rrëzua nga mbi 45 metra lartësi teksa po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë Terna, një kompani italiane që operon në rrjetet e transmetimit të energjisë elektrike, shkruajnë mediat italiane.

Tragjedia ka ndodhur në zonën industriale të Via Padana Superiore në Castegnato, pak pas orës 16:30. Macukulli ishte lidhur në mënyrë të sigurt në shtyllë me një kabllo të madhe, e cila dyshohet se është këputur, duke shkaktuar rënien tragjike të tij.

Edhe pse ambulancat dhe helikopterët mbërritën menjëherë në vendngjarje, shqiptari nuk mundi të mbijetonte pasi lartësia nga ku u rrëzua ishte tepër e madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026