EMRI| I akuzuar për vrasje në Shqipëri, ekstradohet nga Gjermania 42-vjeçari
20 Shkurt 2025 |
10:01
Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri. Ai u arrestua në Gjermani gjatë një operacioni të koduar “Versus” në prill 2024, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe homologëve të saj gjermanë.
I ekstraduari Vladimir Kola akuzohet për vrasjen me armë zjarri ndaj shtetasit me iniciale B.S. më 30 tetor 2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat e “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.
LEXONI GJITHASHTU:
- I kërkuar në Itali për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari shqiptar. Do ekstradohet
- Talljet dhe denigrimi rrezik për vetëvrasje, problemet sociale të të rinjve në Korçë
Lajme të Sugjeruara
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona