EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 38-vjeçari në Durrës
Një 38-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e Policisë, pasi shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizata ktiminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i arrestuari është shtetasi Adem Dervishi.
Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e shtetasit A. D., drejt Italisë.
Njoftimi i Policisë:
Durrës-Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Tentoi t’iu ikte forcave operacionale, dhe shëbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur lokalizmin, kapjen dhe arrestimin e 38-vjeçarit.
38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata ktiminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të zbatimit të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe të atyre që posedojnë armë pa leje dhe lëndë narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, i cili lëvizte në zonën e lagjes nr. 14, Durrës, shërbimet e Policisë organizuan punën për kapjen e tij.
Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, janë vënë në ndjekje të një shtetasi të kërkuar.
Ky shtetas, kur ka parë se ndiqej nga Policia, është larguar me shpejtësi në një zonë me kallamisht dhe errësirë të plotë, por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe prangosën 38-vjeçarin nga Durrësi.
Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt italisë, i shtetasit A. D., 38 vjeç, banues Likmetaj, Durrës.
38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal
italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e shtetasit A. D., drejt Italisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh