English

Emri| I shpallur në kërkim për korrupsion, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 51-vjeçar në Elbasan, shtetasi Gentian Bako, ka rënë në prangat e Policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

- Advertisement -

Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje ryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK), për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan-Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” u finalizua operacioni policor i koduar “Deceit “.

Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Deceit”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.08.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje rryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?