Emri/ Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes në Shkodër

2 Maj 2023 | 13:22

Lekë Vuksani dyshohet se është autori i vrasjes së Petrit Vuksanit mesditën e sotme në Shkodër.

Autori i  dyshuar i ngjarjes mësohet se është kushëriri i 51-vjeçarit. Viktima i cili sapo ishte kthyer nga Anglia ishte i vetëm në banesë kur u qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se 51-vjeçari është qëlluar më armë zjarri tip automatik, dhe shkak i vrasjes është bërë mosmarrëveshja e qirasë.

Petrit Vuksani jetonte prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij.

51-vjeçari, i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të kushëririt të tij ku e ka lënë të vdekur në vend.

“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Petrit Vuksani.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Lekë Vuksani, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik 51-vjeçarit.

Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e autori”- njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026