EMRI/ Konflikt mes të rinjve në Durrës, arrestohet 27-vjeçari që qëlloi me shotgun
Një sherr që ka përfunduar në përdorimin e një arme shotgun ka ndodhur mes dy personave në Durrës.
Policia njofton se ka arrestuar 27-vjeçarin Sebastian Toska, pasi dyshohet se, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte, tip shotgun, në drejtim të 34-vjeçarit Sh. H., banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.
“Pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, u organizua operacioni policor i koduar ‘Shotgun’, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Sebastian Toska, 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës,” – thuhet në njoftim.
Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Sebastian Toska., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.
Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë