EMRI| Mbështeste e nxiste terrorizmin në facebook, SPAK mbyll hetimet për radikalin

2 Maj 2023 | 09:29

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, kanë përfunduar hetimet dhe kanë dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të të pandehurit Bledar Zeneli,  i akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”.

Spak bën me dije se ky i pandehur, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postime  publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet  terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 Tetor  2020 në Nicë të Francës,  sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin me emrin Elezi Ibrahimi, në Facebook.

Tashmë dosja mbi të pandheurin Zeneli ka kaluar në Gjykatën e Posaçme ku pritet gjykimi i tij në lidhje me akuzat e ngritura.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026