EMRI| Ndërtoi pa leje tre objekte në Theth, arrestohet biznesmeni
Shtetasi Kin Thaçina u arrestua nga policia e Shkodrës pasi ndërtoi pa leje tre objekte në zonën e Thethit.
Objektet me strukturë druri që shihni në foton e mësipërme, po ndërtoheshin nga biznesmeni në tokë publike me qëllim përfitimin nga turizmi.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Postës së Policisë Theth, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se në një sipërfaqe toke publike ishin ndërtuar 3 objekte, pa lejen përkatëse.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar shtetasi K. Th., 63 vjeç, pasi kishte ndërtuar 3 objekte druri mbi platforma të betonizuara, dyshohet me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën”, thueht në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania