EMRI| Qëlloi me armë se nuk e lanë të hynte në hotel, lirohet reperi i njohur
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka liruar reperin Ervin Selita, i njohur me emrin e artit Vinz, i cili qëlloi me armë në drejtim të ambienteve të një hoteli në Tiranë.
Selita u dënua nga Gjykata e Tiranës me 3 tre vite e 4 katër muaj burgim më 8 shkurt të vitit 2023. Ndërkohë që gjatë seancës në Apel, u vendos që periudha e mbetur prej 1 vit e 9 muaj burg të kryehet në gjendje të lirë në kontakt me shërbimin e provës, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Ervin Selita u arrestua në shkurt të vitit 2022 pas tentoi të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë, pse ky i fundit nuk e la të hynte pa kartë identiteti.
Në pranga asokohe përfundoi edhe e dashura e tij. 30-vjeçari u konfliktua me recepsionisten fillimisht, pasi nuk e lejoi të hynte në hotel pa dhënë kartën e identitetit. Më pas këngëtari debatoi dhe me pronarin e hotelit në zonën e “Vilave gjermane”, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, ku në debat e sipër nxori armën dhe qëlloi.
Reperi është i njohur për përfshirjen në bandën ‘Hellbanianz’ në Londër, e cilësuar nga mediat britanike si një nga bandat që kontrollojnë tregun e kokainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit