Emri| Si hakeri nigerian mashtroi biznesmenin shqiptar me vetëm një e-mail

9 Qershor 2023 | 14:08

Euronews Albania ka siguruar foton e Sebastian Victor Negbenebor, nigeriani që mashtroi biznesmenin shqiptar dhe i mori 25 mijë euro vetëm përmes një e-mail.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për 29-vjeçarin, pasi akuzohet për “mashtrim Kompjuterik”

Si i mori paratë nigeriani?

Ka qenë biznesmeni shqiptar E.B  i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij në import detergjentësh kryesisht nga Italia, që denoncoi mashtrimin e bërë nëpërmjet e-maileve.

Gjatë aktivitetit të tij ndër vite biznesmeni komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, Itali ku dhe bënte transferta për mallin që merrte. Në datën 07.09.2020 i vjen një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani.

Nigeriani

Biznesmeni nuk e konstatoi që trasferta e eurove nga Italia duhet të dërgoheshin në Gjermani duke kryer pagesën dhe vetëm kur pala italiane kërkoi pagesën kuptoi mashtrimin.

Në vazhdim të hetimeve paraprake iu dërguan letër porosi për ndihmë gjyqësore autoriteteve gjyqësore në Republikën e Gjermanisë dhe Republikën e Turqisë për të identifikuar IP-në me të dhënat përkatëse.

Me mbërritjen e letërporosive u identifikua se autori i mashtrimit dhe përfituesi i 25.000 eurove ishte shtetasi nigerian S. N., lindur në Warri, Nigeri dhe banues në Dublin, Irlandë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026