EMRI/ Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, momenti kur autori arrestohet nga policia

3 Tetor 2025 | 09:44

Këto janë momentet kur Forcat e Posaçme Operacionale arrestojnë 38-vjeçarin Arlind Demushi, i cili mbrëmjen e djeshme vrau me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci në zonën e Babrrusë, në Tiranë.

Në njoftimin e saj zyrtar, policia thotë se 38-vjeçari me origjinë nga Tropoja u kap në një banesë në qytetin e Durrësit, ndërsa në momentin e arrestimit iu gjet një çantë me veshjet që kishte gjatë kryerjes së krimit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërsa nga burime policore thuhet se të dy, si autori ashtu edhe viktima, kanë qenë të dehur, nën efektin e alkoolit.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026